Adriano rrezikon përjashtimin
Rio de Zhenerio, 18 janar - Adriano nuk arrin të shkëputet për asnjë moment nga telashet. Braziliani problematik që e mbylli përpara kohe aventurën në Evropë, nuk arrin të përshtatet me jetën as në Brazilin e tij të dashur.
Sulmuesi i Corinthiasit ka udhëtuar nga San Paolo drejt Rios për të marrë pjesë në ditëlindjen e së ëmës, por me rikthimin në qytet, ai u vonua në stërvitjen e Corinthiasit, duke ngjallur zemërimin e drejtuesve.
Presidenti Roberto de Andrade reagoi menjëherë, duke u shprehur: Nëse vijon në këtë rrugë, në qershor nuk do tia rinovojmë kontratën.
Gjithsesi, zemërimi i klubit do ta dëmtojë ish perandorin, i cili, përveç gjobës, do ti duhet të kënaqet edhe me një pagë më të ulët.
Nuk dua të them se është një mungesë vullneti, por të gjitha të dhënat më adresojnë drejt këtij mendimi. Kampionati nis të shtunën dhe duhet të shohim se si do të sillet në fushë. Gjithsesi, më duket se nuk ka shumë dëshirë të qëndrojë me ne edhe për sezonin e ardhshëm, përfundon numri 1 i shoqërisë.