Adriano paguan të fejuarën, refuzoje ofertën nga Playboy
Rio De Zhenerio, 16 prill - Adriano vazhdon ti çudisë të gjithë me sjelljet e tij jashtë fushës. Sipas të përditshmes sportive, Campeao, sulmuesi i ka ofruar të fejuarës, Joana Mashado, 2 milionë reais (1,4 milionë euro), për ta bindur që të refuzojë një ofertë nga Playboy.
Revista e mirënjohur i kishte kërkuar 29-vjeçares që të pozonte nudo për edicionin e muajit qershor, që do të publikohej njëkohësisht me fillimin e Botërorit 2010.
Gjatë kësaj periudhe, Adriano dhe Mashado kanë planifikuar edhe ceremoninë e martesës, ku do të marrin pjesë vetëm familjarët.
Do të jetë një ceremoni intime, në një vend të qetë, ku do të marrin pjesë vetëm familjarë dhe njerëz shumë të afërt të çiftit, ka pohuar një miku i tyre për mediat braziliane.