Adriano operohet të premten
Romë, 11 prill - Sulmuesi brazilian, Adriano, të premten do ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në tendinin e Akilit.
Ish-sulmuesi i Interit dhe Romës aktualisht është pa skuadër, pasi Corinthians lejoi largimin e tij për shkak të problemeve brenda dhe jashtë fushe.
Ndërkohë, pritet që Flamengo ti ofrojë një kontratë, megjithatë drejtuesit e këtij klubi presin riaftësimin e plotë lojtarit për ta bërë këtë.