02 Maj 2024

Adriano: Do të qëndroj te Roma

Romë, 17 dhjetor - Adriano ka mohuar spekullimet të cilat e kanë lidhur atë me një largim nga Roma, dhe thotë se dëshiron të mbetet te klubi italian.

28-vjeçari brazilian rrallë aktivizohet me Romën që kur është transferuar nga Flamengo gjatë verës. Mbrëmë u tha se Adriano tashmë ka një marrëveshje verbale me Corinthians, por vetë lojtari thotë se nuk e ka në plan të largohet.

"Të gjithë, përfshirë edhe agjentin tim thotë se do të largohem? E rëndësishme është ajo që them unë. Do ta përsëris për të disajtën herë, Roma është dhe do të jetë ekipi im".

"Nuk mund ta fsheh faktin se kur erdha te Roma isha shumë më mirë i pritur dhe kjo më bëri shumë emocional. Shpresova se do të luaj më shumë, por po ashtu e di se kam pasur edhe disa dëmtime, të cilat kanë ndikuar".

"Së pari isha i zhgënjyer dhe i befasuar kur nuk isha në stol, kjo ishte në udhëtim te Cluj. Pastaj deklaratat e Rosella Sensit e cila tregoi besim tek mua, ma kanë kthyer optimizmin", ka thënë Adriano. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)