Adriano akuzohet se ka qëlluar një vajzë 20-vjeçare
Rio, 24 dhjetor - Sulmuesi i Corinthias, Adriano akuzohet se ka qëlluar gabimisht një vajzë 20-vjeçare në Rio, në afërsi të një lokali nate.
Adriene Cyrilo është plagosur në dorën e majtë dhe iu nënshtrua menjëherë ndërhyrjes kirurgjikale.
Lojtari ka pasur në dorë një pistoletë të kalibrit 40 pasi ia mori një bodyguard-i, duke e plagosur pa dashje.
Makina e Adrianos është sekuestruar nga policia dhe sipas provave të para, forcat e rendit kanë zbuluar gjurmë gjaku në të