02 Maj 2024

Adebayor në shënjester të Liverpoolit

Liverpool, 18 dhjetor - Liverpooli raportohet se ia ka vënë syrin sulmuesit shtatlartë të Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor.

Mirror shkruan se bosi i Liverpoolit, Roy Hodgson, është një prej favoritëve për të nënshkruar me sulmuesin e Togos.

Liverpooli është në kërkim të një sulmuesi pasi Hodgson kërkon një mbulues për sulmuesin Fernando Torres. Të Kuqtë janë të gatshëm të ndajnë 35 milionë funte për të sjellë një sulmues të kalibrit të lartë.

Edhe Juventus po ashtu është lidhur fuqishëm me një transferim të Adebayor, por me gjigantin italian që ende nuk ka bërë një ofertë konkrete për lojtarin, transferimi në Anfield është më i besueshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)