Abramovich planifikon 80 milionë për transferime
Londër, 3 maj - Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, raportohet se ka ndarë 80 milionë paund për transferimet e kësaj vere.
\"The Sun\" shkruan se miliarderi rus dëshiron që blutë të luajnë një stil më të mirë dhe më sulmues të lojës sezonin e ardhshëm.
Ai bëri një fillim të këtij plani duke harxhuar 72 milionë paund për nënshkrimet si Fernando Torres dhe David Luiz.
Pronari i Bluve synon edhe tre përforcime kryesore, një mesfushor kreativ, një anësor të lëvizshëm dhe një mbrojtës të djathtë të klasit dhe i ka thënë drejtorit ekzekutiv Ron Gourlay të bëjë një listë të dëshirave.