Abramovich në bisedime me Anderlecht për Lukaku
Londër, 28 maj - Presidenti i Chelseat, Roman Abramovich është në bisedime me pronarët e Anderlechtit për të transferuar yllin e tyre, Romelu Lukaku.
Daily Mail shkruan se Lukaku shihet se e ardhmja e Chelseat dhe tani Abramovich ka filluar proceset për të transferuar atë.
Anderlechti shpreson se lojtarin do ta shes për 30 milion euro por mediat raportojnë se një marrëveshje do të arrihet edhe për 20 milion euro pasi është vet lojtari i cili ka shprehur dëshirën për të luajtur me Blutë e Londër.