Abramovich kërkon Redknapp
Londër, 19 prill - Presidenti i Chelseat, Roman Abramovich kërkon që në fund të sezonit të transferoj trajnerin e Tottenhamit, Harry Redknapp i cili në këtë sezon ka arritur mjaft suksese me klubin e tij.
E ardhmja e Ancelottit te Chelsea është shumë e shkurtë pasi ai me siguri se do të shkarkohet nga detyra e tij për trajner, ndërsa Abramovich kërkon që Redknapp të jetë zëvendësues i tij.
The Mirror shkruan se Ancelotti në fund të sezonit do të shkarkohet ndërsa si zëvendësues i tij përpos që mund të jetë Redknapp mund të jetë edhe Guus Hiddink.