Abramovich e shkarkon Di Matteon
Londër, 21 nëntor - Pesë ndeshje pa fitore, katër në Premier League dhe disfata turpëruese nga Juventus në Champuions League, ka bërë që pronari i Chelseat, Roman Abramovich, tia tregoi derën strategut italian Roberto Di Matteo.
Sipas burimeve britanike vendin e Di Matteos deri në fund të stinorit do ta zë spanjolli Rafa Benitez, i cili, sipas këtyre burimeve, do tia ruajë vendin trajnerit, Pep Guardiolas, shënjestra kryesore e Chelsea për edicionin e ardhshëm.
Mirëpo, në garë për Guardiolan janë edhe tri skuadra tjera të mëdha evropiane.