Abramoviç vendosi që ti ofrojë kontratë të re Lampard
Londër, 8 shkurt - Dukej sikur ndarja e legjendës së Chelseat, Frank Lampard dhe të kaltërve londinezë është e pashmangshme deri në këtë verë, por ndodhi një kthesë e madhe: bosi i Chelseat, Roman Abramoviç vendosi që mesfushorit 34-vjeçar ti ofrojë kontratë të re.
Lampardit, i cili i solli golin e fitores edhe kombëtares angleze në takimin e mbrëmshëm me Brazilin, kontrata me Chelsea i skadon këtë verë, kurse palët nuk tregonin interesim për zgjatjen e bashkëpunimit. Pas 587 paraqitjeve për klubin londinez dhe 11 vjet e gjysmë të kaluar në këtë klub, Lampardit i arritën lajme të mira.
Sipas mediumeve britanike, Lampardit tashmë ka vendosur ti ofrojë kontratë të re Lampardit dhe për këtë tashmë kanë filluar negociatat.