06 Maj 2025

Abramoviç akuzon lojtarët për problemet

Manchester, 5 mars - Ndonëse Roman Abramoviç ka vendosur të shkarkojë Andre Vijas-Boas, ai cilëson fajtor vetëm lojtarët, të cilët i ka paralajmëruar se sezonin e ardhshëm mund të mos jenë pjesë e bluve.

Sipas “Daily Mail”, në pasditen e të dielës, miliarderi rus ka mbledhur lojtarët në dhomat e zhveshjes dhe u ka bërë të ditur se shumë prej tyre do të largoheshin gjatë merkatos verore.

Lojtarët nuk kanë reaguar as kur kanë mësuar se Vijas-Boas, i stresuar në maksimum pas humbjes me Uest Bromuiç, kishte fjetur në ambientet e klubit në natën e të shtunës, duke kërkuar që të gjente një mënyrë për të shpëtuar vendin e tij të punës.

Gjithsesi, debatet publike me lojtarët bënë të pamundur bashkëjetesën në klubin londinez ndaj Abramoviç vendosi ta largonte trajnerin portugez, ndonëse kjo lëvizje do t’i kushtojë rreth 9 milionë paund si kompensim për prishje të parakohshme të kontratës.

Miliarder rusi ishte i kënaqur me faktin se Vijas-Boas ishte i “sëmurë” pas punës, duke kaluar rreth 12 orë në ditë në ambientet e klubit.

Por lojtarët këtë e shihnim më shumë si një servilizëm dhe nuk u pëlqente fakt që trajneri kërkonte përpikëri oraresh deri në sekonda. Futbollistë kishin organizua një lojë mes tyre: kush vinte në klub sa më afër orarit të vendosur nga Vijas-Boas ndërsa ky i fundit i vëzhgonte nga dritaret e zyrës së tij me orë në dorë.

Por tani Abramoviç duhet të gjejë sa më parë një zëvendësues, pasi është mësuar se lojtarët urrejnë Di Mateon edhe më shumë se sa urrenin Vijas-Boas. Ata e cilësojnë italianin si arrogant dhe për këtë arsye, mund të ketë shumë shpejt probleme mes palëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)