Abidal s'ka vendos vazhdimin e kontratës me Barcelonën
Barcelonë, 1 tetor - Eric Abidal përgatitet të presë deri në fund të sezonit, para se të vendosë rreth të ardhmes së tij, edhe pse ka marrë ofertë për vazhdimin e kontratës me Barcelonën.
Abidal ka marrëveshje me ekipin katalanas deri në fund të këtij sezoni, ndërsa së fundmi kanë filluar të qarkullojnë spekulime se Paris Saint Germain dhe Milan janë të interesuar për shërbimet e tij.
Por, 32 vjeçari nuk ngutet në marrjen e vendimit. "Nuk është çështje e parave. Do të vendos në fund të sezonit", tha Abidal.