Abidal kryen transplantin e mëlçisë
Barcelonë, 11 prill - Mbrojtësi francez i Barcelonës Eric Abidal i është nënshtruar të martën në mbrëmje transplantit të mëlçisë në një klinikë të qytetit katalanas.
Gjithçka shkoi sipas parashikimeve, theksoi për mediat spanjolle drejtori i klinikës, Javier Faus.
Ndërsa trajneri i Barcelonës Pep Guardiola shtoi pas ndeshjes me Getafen: Orët dhe ditët në vazhdim do të jenë thelbësore. Duhet të tregohemi të kujdesshëm.
Francezi në muajin janar ka zgjatur kontratën me skuadrën e Pep Guardiolës deri në 30 qershor të vitit 2013 me opsionin për vazhdimin e bashkëpunimit deri në vitin 2015 nëpërmjet rinovimeve automatike 1-vjeçare.