Abidal dëshiron të përfundoj karrierën tek Barcelona
Barcelonë, 12 prill - Eric Abidal i premton besnikëri Barcelonës. Lojtari shprehu dëshirën e tij për të vazhduar aventurën me katalanasit edhe pas përfundimit të kontratës në muajin Qershor.
Francezi, i cili vetëm pak ditë më parë u rikthye në fushë pas rreth 1 viti për shkak të transplantit të mëlçisë, mendohet se mund të largohet nga ekipi blaugrana. Megjithatë mbrojtësi theksoi se dëshiron të qëndrojë në Camp Nou.
Dua ta përfundoj këtu karrierën time. Jam i lumtur këtu dhe familja ime ndihet mirë. Dëshiroj të vazhdoj të luaj, por do të vendos në të ardhmen.