Abidal dëshiron një vend në Botërorin 2014
Monaco, 13 gusht - Mbrojtësi i Monacos, Eric Abidal, shpreson ta përfaqësojë Francën në Kampionatin Botëror 2014 në Brazil.
33-vjeçari u largua nga Barcelona këtë verë për shkak të dyshimeve se mund ta kthejë formën, duke qenë se qëndrimi i tij në Camp Nou u përcoll me mungesa të shumta që kur u diagnostikua me kancer të mëlçisë.
Sido që të jetë, pas kthimit në Ligue 1 dhe paraqitjeve të mira parasezonale, përzgjedhësi i Les Bleus, Didier Deschamps, e ka ftuar për ndeshjen miqësore kundër Belgjikës.
Asnjëherë nuk kam shpresuar për diçka të këtillë pas atyre që kam përjetuar gjatë dy viteve. Jam krenar që jam kthyer në skuadër, të vesh fanellën e kaltër përsëri, gjë që është shumë e rëndësishme për mua.
Nuk mund të them se kthimi në ekipin e Francës ka qenë objektivi im kryesor
Pas gjithë atyre që kam përjetuar, duhet të jem i lumtur që mund të luaj, është shprehur Abidal në një konferencë për media.