22 Prill 2025

Abidal 10 ditë jashtë fushe

Paris, 3 tetor - Eric Abidal do të mungojë 10 ditë në fushë përfshirë këtu edhe ndeshjen e Francës ndaj Shqipërisë të vlefshme për kualifikimet për Euro 2012.

Mbrojtësi francez u lëndua gjatë fitores së mbrëmshme të Barcës me rezultat 1-0 ndaj Sporting Gijon, ndërsa u zëvendësua nga Maxwell në fillim të pjesës së dytë.

Testet kanë treguar se ai ka pësuar një dëmtim në këmbën e majtë dhe pritet të rikuperohet nga një javë deri në 10 ditë.

Kjo do të thotë se ai do të mungojë në dy sfidat e radhës të cilat është dashur t’i luajë me kombëtaren e Francës, atë kundër Shqipërisë më 7 tetor dhe kundër Bosnjës më 10 tetor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)