Abate drejt Zenitit
Milano, 10 janar - Mund të ndizet merkato e Milanit. Janë shumë emra në lojë por gjithçka varet edhe njëherë nga shitja e lojtarëve.
Pasi i dhanë lamtumirën Patos, lojtari tjetër që mund të largohet nga Milanelo mund të jetë Ignazio Abate.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Zeniti insiston për mbrojtësin dhe është i gatshëm të rrisë ofertën nga 10 deri në 12 milionë Euro për të mbyllur tratativën.
Me paratë e shitjes së Abates, klubi i presidentit Berlusconi do të fluturonte drejt Parmës për të mbyllur shkëmbimin mes Cristian Zaccardo e Djamel Mesbah.
Për lojtarin algjerian për momentin i angazhuar me ekipin kombëtar në Kupën e Afrikës, pritet në rrugën Turati agjenti i tij për të diskutuar për të ardhmen e lojtarit.