27 Dhjetor 2024

A është boksi në rrugën e mbarë

Shkruar nga Agim Tahiraj

Organizimi i sa më shumë turneve të boksit gjatë pjesës pranverore madje edhe verore shkon në favor të boksierëve dhe vetë klubeve dhe në këtë rast është edhe një mundësi e mirë që edhe përfaqësuesja e Kosovës të jetë më e fortë për të ardhmen.

Jemi në një situatë jo edhe të lakmueshme sa i përket vështirësive që kanë klubet, por sigurisht me ato halle e probleme që kanë, po ia dalin që të mbahen mirë.

Në fakt, për turnetë e deritashme nuk mund që të krenohemi edhe shumë. Megjithatë, e mira ka qenë se boks ka pasur dhe djelmoshat janë munduar me dhënë maksimumin.

Duhet theksuar se në turneun ‘Lah Nimani’ që u mbajt para disa ditëve, ku morën pjesë boksierë nga disa shtete dhe në fakt ishte një parapërgatitje për Kampionatin Evropian.

Një nivel i mirë në nivel të juniorëve dhe u pa aty se ka talent, por duhet një punë më përkushtuese dhe investim më i madh.

Pas këtij turneut u mbajt turneu në Gjakovë për ditën e Çlirimit të Gjakovës dhe  kanë qenë mbi 10 meçe, kështu që prapë këtë vikend që do të vjen do të zhvillohet turne në Pejë, kjo dëshmon se jemi në rrugë të mirë, sepse sa më shumë që kemi turne, kemi edhe më shumë rritje të nivelit.

Besoj se brenda një kohe do të kemi rritje të cilësisë. Sidomos çdo boksier që ka më shumë meçe përfiton në cilësi sigurisht dhe në përvojë.

Prandaj, është një hap shumë i mirë që kemi më tepër turne, sepse do të rritej niveli në përgjithësi dhe djemtë do të përfitojnë në shumë aspekte. E para, deri më tash po shihet se kemi mjaft talent por që i duhet një përkrahje më e madhe materiale që të kenë edhe më tepër motiv.

Klubet janë duke u orvatur me mundësitë e tyre që të jenë më të organizuar, të thithin më shumë mjete qoftë nga komuna, pra aty ku veprojnë, qoftë nga sponsorët dhe të krijojnë një garniturë të boksierëve premtues.

Kosova gjithmonë ka pasur boksier të dëshmuar dhe shpresojmë se do të ketë, sepse këtë sport të shkathtësive bujare e kemi traditë dhe sa e sa herë e kemi dëshmuar me rezultate e suksese edhe në të kaluarën, por edhe tashmë, sepse edhe përkundër kushteve të vështira, boksierët kudo që kanë marrë pjesë na kanë zbardhur fytyrën.

Muaji qershor duket se do të ketë sa më shumë organizime të turneve dhe kjo është edhe një pasqyrë e mirë që boksierët të avancohen më shumë, sidomos për trajnerët që të shohin formën e secilit dhe në veçanti ata që punojnë më përfaqësuese kanë mundësinë të përzgjedhin më të mirët.

Autori është trajner i klubit të boksit e kick-box Rigoro nga Prishtina dhe gjyqtar i boksit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)