26 Dhjetor 2024

A është boksi në rrugën e duhur

Shkruar nga Agim Tahiraj
 
Boksi gradualisht po rikthehet në rrugën e duhur dhe ashtu siç e dëshirojmë të gjithë. Besoj se është në rrugën e sipër dhe të vijë aty ku e ka vendin, pra të jemi si dikur që ka qenë sporti numër 1.

Dhe besoj se prapë do të jemi faktor në sport, pasi që kemi pasur gjithmonë emra të sportit, pra të boksit ku i ka njohur opinioni i gjerë botëror siç kanë qenë Aziz Salihu, Mehmet Bogujevci, Xhevdet Peci, Bajram Hashani, Sami Buzolli, Nazif Gashi e shumë të tjerë dhe kërkoj ndjesë nga të gjithë ata që nuk mund t’i përmendi, por kanë qenë emra të këtij sporti dhe ngadalë po kthehet aty ku duhet boksi. 

Me këtë veç e vërtetoi tani Donjeta Sadiku ku u bë kampione evropiane për të reja në boks, duke iu falënderuar punës se saj së bashku me trajnerin Besim Brahimi dhe arritën një sukses të madh. Sepse të fitosh medalje të artë evropiane për të reja është një sukses i jashtëzakonshëm dhe që e lakmojnë edhe shtetet e fuqishme botërore. 

Puna e trajnerit Besim Brahimi ka dhënë frytet e tija dhe është shembull se si punohet. Boksin e veçon nga të tjerat, si trimëria, puna që duhet bërë dhe fisnikëria, andaj edhe është sport që kemi qenë njësoj dhe ne si komb jemi fisnik.

Sponsorët besoj se do të kthehen dhe duhet të kthehen se më të vërtet është sport fisnik dhe sport që ngrit adrenalinën dhe duhet që tradita të vazhdon.  Mirëpo, kemi edhe gjyqtarë të këtij sportit mjaft të mirë.

Për sa i përket gjyqtarëve janë më të mirët në rajon dhe më gjerë, këtë nuk e them unë por e kanë thënë edhe të tjerët që kanë qenë pjesëmarrës nëpër turnetë tona.

Për referim të mirë e korrekt e kanë thënë edhe delegatët ndërkombëtar të AIBA-s që ishin prezent dhe kanë udhëhequr turnetë tona ndërkombëtare, turneun tradicional ndërkombëtar “Adem Jashari” , pastaj ai i “Lah Nimanit” dhe turneu “Pavarësia”, për sa i përket vështirësive ka, por për ne nuk ka probleme se jemi gjithmonë real e korrekt, por normal që ndonjëherë mund të ketë dhe gabime, jo të qëllimshme.

Kudo që referojmë, në shumicën e rasteve nuk ka kurrfarë sigurie por ende nuk kemi pasur probleme falë punës reale e korrektësisë dhe profesionalizmit. 

Diskutohet disa herë se a është në krizë boksi? Shpresoj se është viti i fundit dhe ne do të ecim me hapa të sigurt, por normal të kemi edhe sponsor ku mund të iu apeloj të gjithë atyre që e duan këtë sport të ndihmojnë.

Sepse boksi është prej sporteve që pritet në të ardhmen të sjellë shumë medalje nga garat e ndryshme evropiane e botërore e mbase edhe nga olimpiada.

/Autori është trajner i klubit të boksit e kick-box Rigoro nga Prishtina dhe gjyqtar i boksit/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)