7 kandidatë për president të FIFA-s
Gjenevë, 28 tetor - Shtatë kandidatë do të garojnë në zgjedhjet presidenciale të Federatës Botërore të Futbollit FIFA, më 26 shkurt.
Kandidatët janë: Princi Ali bin al-Hussein, Musa Bility, Jerome Champagne, Gianni Infantino, Michel Platini, Sheiku Salman bin Ebrahim al-Khalifa dhe Tokyo Sexwale.
Tre nga kandidatët janë nga Evropa, dy nga Afrika dhe dy nga Azia.
Fituesi do të pasojë Sepp Blatterin, i cili është suspenduar nga aktivitetet e futbollit pasi ëshë nën hetime penale.
Blatter ka thënë se do të japë dorëheqje në muajin qershor, si pasojë e një skandali me korrupsion që ka goditur Federatën Botërore të Futbollit.