10 Janar 2025

6 milionë euro për Canën

Paris, 12 prill - “Zemra ime ka mbetur në Marsejë. Herët apo vonë, një ditë dua të kthehem aty”. Këto fjalë të deklaruara dy ditë më parë në stacionin televiziv francez Canal Plus kanë bërë xhiron e Francës dhe të Italisë.

Të thëna nga kapiteni i përfaqësueses së Shqipërisë, Lorik Cana ato i kanë dhënë jetë spekulimeve nga më të ndryshmet në mediat e të dy vendeve. Ato të Marsejës, ku Cana dëshiron të rikthehet dhe ato pranë klubit të Lacios.

 Të gjithë bien dakord në një pikë, Marsejës nuk do i vinte keq të kishte sërish luftëtarin e saj, ndërsa klubi italian nuk do të bënte ndonjë oponencë kushedi se çfarë duke qenë se futbollisti, deri më sot nuk ka lënë shenjë në Serinë A.

Sipas faqeve në internet pranë klubit marsejez, Cana është një ide që ka lindur që në muajin dhjetor dhe dalja publike e lojtarit nuk është e rastësishme. Përveç Canës, Marseja synon të ofrojë edhe mesfushorin e Milanit, Flamini, i cili gjithashtu ka deklaruar se “zemra ime ka mbetur në Marsejë”.

Sipas Canal+, klubi transalpin është i gatshëm të ofrojë 6 milionë euro për presidentin e Lazios, Lotito në mënyrë që ta lëshojë kapitenin e përfaqësues së Shqipërisë. Për lojtarin, sipas stacionit TV në fjalë, Marseja ka gati një kontratë të re 4-vjeçare.

Një rikthim i mundshëm i Canës dhe i Flaminisë është i parapëlqyer edhe nga tifozët, për të cilët mesfushorët janë dy prej lojtarëve më të dashur prej tyre në dekadën e kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)