22 Prill 2025

500 milionë njerëz shikuan Liverpool - United

Londër, 18 tetor - Një shifër marramendëse prej gjysmë miliardi njerëzish e shikuan ndeshjen mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit në Anfield Road të shtunën që përfundoi në barazim 1-1.

Sir Alex Ferguson e quajti përplasjen e skuadrës së tij me Reds si ndeshjen më të madhe të klubeve në botë. Dhe, tani është lehtë të kuptohet pse. E përditshmja angleze, The Daily Mail ka publikuar statistikat globale të shikueshmërisë së kësaj ndeshjeje.

211 është numri i shteteve që kanë të drejtë transmetimin e ndeshjeve të Premierligës dhe përjashtim bëjnë vetëm 27 shtete, duke përfshirë Afganistanin, Turkmenistanin e Ukrainën mes tjerash.

500 milionë njerëz në mbarë botën e shikuan ndeshjen mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, të shtunën. Shikueshmëria rekorde për një përballje të Premierligës është një miliard, dhe u shënua për takimin mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit më 2007.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)