25 Dhjetor 2024

5 lojtare të Dukagjinit pjesë e përfaqësueses së Kosovës në futboll

Klinë, 1 mars - Komuna e Klinës, gjithmonë ka pasur sportist të njohur në Kosovë dhe me gjere. Ata kanë mbrojtur ngjyrat e klubeve të njohura kosovare dhe evropiane.

Një sukses të madh është duke shënuar edhe Klubi i Femrave të Futbollit “ Dukagjini” i Klinës i cili bën gara në Super Ligën e Kosovës.

Ky klub është themeluar në vitin 2015 dhe me angazhimin e kryesisë dhe trajnerëve te klubit përreth vetës ka grumbulluar talente të reja të futbollit që janë ardhmëria e Klinës dhe Kosovës.

Kjo dëshmohet me faktin se 5 lojtarë të KFF Dukagjini, Xhenifer Pjetri, Dafina Bytyqi, Albulena Fejza, Eldona Balaj dhe Fortesa Krasniqi, janë ftuar të mbrojnë ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës U16 në garat ndërkombëtare. Drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport Kristina Lazri pohon se në ketë ekip ka talente të reja që janë e ardhmja e futbollit për femrat.

Ajo tregojnë se fundi kanë fituar turnirin e organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Lazri thotë se kanë edhe mbështetjen e kryetarit të Komunës së Klinës Sokol Bashota, pa mbështetjen e të cilit nuk do të arriheshin këto rezultate.    ​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)