07 Maj 2025

300 mijë euro për çdo lojtarë gjerman nëse fitojnë Euro 2012

Berlin, 28 qershor - Federata Gjermane e Futbollit (DFB) i ka ofruar çdo lojtari të kombëtares nga 300 mijë euro shpërblim në rast se do të fitojnë finalen e Euro 2012.

23 lojtarëve të gjermanëve gjithashtu i paraprinë edhe një shpërblim tjetër jo i keq prej 150 mijë eurove për çdo lojtarë vetëm nëse kualifikohen në finale, në rast se do të arrijnë të mposhtin Italinë.

Nga ana tjetër, edhe italianët nuk kanë ndenjur rehat duke joshur lojtaret e kombëtares me shpërblime jo të pakta. Federata e Futbollit në Itali )FIGC) premtoi 200 mijë euro për çdo lojtarë në rast se fitojnë titullin e kampionit evropian 2012.

Sonte në ora 20.45 do të luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale midis Gjermanisë dhe Italisë, ku do të përcaktohet finalisti i dytë, pas Spanjës, e cila mbrëmë mposhti portugezët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)