05 Maj 2025

21 muaj burgim Messit dhe babait të tij

Madrid, 6 korrik - Ylli i futbollit botëror Lionel Messi është dënuar me 21 muaj burgim, pasi një gjykatë në Barcelonë, aty ku edhe aktivizohet me “blaugranat”, e shpalli atë fajtor për 3 akuza të lidhura me evazionin fiskal.

Lajmi është bërë i ditur përmes një deklarate të gjykatës gjatë kësaj të mërkure. Gjykata dënoi gjithashtu edhe të atin e futbollistit argjentinas, Jorge Messi, sërish me 21 muaj burg dhe për të njëjtat akuza.

Megjithatë vendimi për dënimin e tyre mund të apelohet përmes Gjykatës Supreme spanjolle. Gjithsesi, bazuar mbi ligjet e Spanjës, vajtja në burg e Messit dhe të atit të tij është thuajse e pamundur, pasi për dënimet nën dy vite burgim mund të shlyhen edhe në liri me kusht.

Gjykata ka urdhëruar Messin të paguajë një gjobë prej rreth 2 milionë eurosh, ndërsa babain e tij me 1.5 milionë euro për këto shkelje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)