20 përfituesit më të mëdhenj në futboll
Paris, 28 mars - France Football ka publikuar një listë prej 20 përfituesish më të mëdhenj në futboll, me tri vendet e para të okupuara nga Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Real Madrid) dhe Wayne Rooney (Manchester United).
Të gjithë janë nën moshën 27 vjeçare. Dhe mosha mesatare e kësaj top 20-she është 25.1, një rezultat që nuk është parë kurrë më parë në futboll. Diferenca në fitime bëhet nga reklamat, ku Lionel Messi është i angazhuar nga katër kompani Adidas, Nintendo, Pepsi, Lays dhe Gatorade, nga të cilat fiton 21 milionë euro.
David Beckham ka mbetur prapa në këtë listë, por nëse shikohet nga angazhimet nëpër reklama, Becks vazhdon të jetë në formë pasi gjendet në pozitën e dytë pas Messit.
Top 20 përfituesit në futboll për vitin 2010:
1. Lionel Messi (ARG/FC Barcelona) : 31M (10M paga, 1M bonuse, 20M sponsorët/reklama) 2. Cristiano Ronaldo: 27.5M (13M, 0.5M, 14M) 3. Wayne Rooney: 20.7M (13.2M, 0.5M, 7M) 4. Kaka: 19.3M (10M, 0.3M, 9M) 5. David Beckham: 19M (4.1M, 0.4M, 14.5M) 6. Ronaldinho: 18.3M (7.5M, 3.3M, 7.5M) 7. Carlos Tevez: 15,4M (10M, 3M, 2.4M) 8. Frank Lampard: 14.2M (8.2M, 1M, 5M) 9. Fernando Torres: 14M (8M, 0.8, 5.2M) 10. Yaya Touré: 13.8M (11.1M, 0.5M, 2.2M) 11. Thierry Henry: 13.6M (4.1M, 3.5M, 6M) 12. Bastian Schweinsteiger: 13.2M (8M, 1.2, 4M) 13. Samuel Etoo: 13M (9M, 2M, 2M) 14. Philipp Lahm: 12.9M (10M, 1.1M, 1.8M) 15. Didier Drogba: 12.8M (7.5M, 0.8M, 4.5M) 16. Zlatan Ibrahimovic: 12.5M (9M, 1M, 2.5M) 17. Franck Ribéry: 11.9M (10M, 0.8, 1.1M) 18. Steven Gerrard: 11.7M (7.2M, 0.5M, 4M) 19. Carles Puyol: 11.4M (8.5M, 1.4M, 1.5M) 20. Gianluigi Buffon: 11.3M (6M, 0.1M, 5.2M)