22 Dhjetor 2024

10 golashënuesit e Kupës së Botës

Botë, 25 mars - Kur kanë mbetur edhe 78 ditë nga Kampionati Botëror në Afrikën e Jugut, le t’i hedhim një sy listës së dhjetë golashënuesve më të mirë të Kupës së Botës në vite. 10) Teofilo Cubillas (Peru) – 10 gola (1970, 1978, 1982).

Cubillas është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave për kombëtaren e tij. Ai udhëhoqi Perunë drejt çerekfinales në Kupën e Botës 1970. Gjithashtu, sulmuesi peruan mbahet mend për golin e mrekullueshëm që i shënoi Skocisë në vitin 1978.

9) Geri Lineker (Angli) – 10 gola (1986, 1990)
Lineker ishte golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës në vitin 1986, ku realizoi gjashtë gola. Në Kampionatin Botëror të vitit 1990 sulmuesi anglez shënoi katër gola.

8) Gabriel Batistuta (Argjentinë) – 10 gola (1994, 1998, 2002)
Ish-sulmuesi argjentinas i Fiorentinës, Romës dhe Interit shënoi gjithsej dhjetë gola në tri Botërorë rresht: 1994, 1998 dhe 2002.

7) Helmut Rahn (Gjermania Perëndimore) – 10 gola (1954, 1958)
Rahn njihet për dy golat e shënuar në finalen e vitit 1954 kundër Hungarisë dhe gjithashtu shkëlqeu në kampionatin e atij sezoni në Suedi. Dhjetë golat në Botëror ai i shënoi në nëntë ndeshje gjithsej.

6) Jurgen Klinsman (Gjermani) – 11 gola (1990, 1994, 1998)
Klinsman ishte një sulmues tipik, i cili shënoi gjithsej 11 gola në tre kampionbate radhazi (1990, 1994 dhe 1998) dhe krijoi një bashkëpunim të shkëlqyer me partnerin e sulmit, Rudi Voller.

5) Sandor Kocsis (Hungari) – 11 gola (1954)
Ai luajti vetëm në një Kupë Bote, atë të vitit 1954, por ishte lojtari vendimtar i Hungarisë në atë Botëror me 11 gola, duke e udhëhequr kombnëtaren e tij drejt finales së humbur me Gjermaninë Perëndimore. Kjo ishte e vetmja ndeshje ku sulmuesi hungarez nuk shënoi.

4) Pele (Brazil) – 12 gola (1958, 1962, 1966, 1970)
“Mbreti” hyri në skenë që në moshën 17-vjecare në Kupën e Botës të vitit 1958 në Suedi, duke shënuar dy gola në finale kundër vendit organizator. Pele shënoi sërish në finale pas 12 vitesh kundër Italisë, ndeshje e cila përfundoi 4-1 për Brazilin.

3) Justin Fontaine (Francë) – 13 gola (1958)
Ashtu si Kocsis, sulmuesi francez luajti vetëm në një Boteror. Por akoma edhe sot, rekordi i tij prej 13 golash në një Botëror vazhdon të mbetet i pathyer.

2) Gerd Myler (Gjermania Perëndimore) – 14 gola (1970, 1974)
Myler është cilësuar si sulmuesi më i rezikshëm brenda zonës së rreptësisë. Ai realizoi dhjetë gola për Gjermaninë Perëndimore në Kupën e Botës në 1970, kurse katër vjet më pas shënoi katër gola.

1) Ronaldo (Brazil) – 15 gola (1994, 1998, 2002, 2006)
“Fenomeni” shpërtheu në Kupën e Botës 2002, ku realizoi tetë gola, përfshirë dy në finalen me Gjermaninë dhe e udhëhoqi Brazilin drejt suksesit të pestë në histori.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)