Zyrtarizohet koalicioni LDD-AAK
Prishtinë, 5 prill - Është zyrtarizuar mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhjës Demokratike të Dardanisë (LDD) në zyrat e të parës.
Nexhat Daci dhe Ramush Haradinaj kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit.
Fillet e këtij bashkëpunimi kanë nisur mes Rugovës dhe Haradinajt, ka thënë Daci. Edhe Haradinaj ka thënë se kjo është vazhdimësi. Është nder të jemi në një takim në vazhdimësi të punës tonë, ka thënë Haradinaj, njofton Indeksonline.
Ramush Haradinaj dhe Nexhat Daci kanë nisur takimin që në orën 16.00.