27 Prill 2024

Refuzohet kërkesa e PDK-së për pezullimin e vendimeve të seancës së 13 korrikut

Prishtinë, 1 gusht - Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me vendimet e miratuara në seancën e Kuvendit të Kosovës të 13 korrikut.

Partia Demokratike e Kosovës kishte kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të 11 korrikut për caktimin e seancës plenare të 13 korrikut. Deputetët e saj kanë thënë në sqarimin e tyre se nuk është respektuar afati për thirrjen dhe caktimin e seancës plenare sipas Rregullores së Kuvendit, sipas të cilës, rendi i ditës bashkë me materialet përkatëse u shpërndahen deputetëve së paku dy ditë pune para mbajtjes së seancës plenare. Në sqarim thuhet se rendi i ditës nuk ishte paraqitur për miratim në seancën plenare të 13 korrikut, “duke marrë parasysh se nuk ka pasur konsensus në Kryesinë e Kuvendit lidhur me rendin përkatës të ditës”.

Deputetët kishin kërkuar që deri në vendimin e Gjykatës, kjo e fundit të vendosë masë të përkohshme ndaj vendimit të 11 korrikut për caktimin e seancës së 13 korrikut, “duke pezulluar për pasojë edhe efektin e të gjitha vendimeve të miratuara nga Kuvendi në seancën plenare të 13 korrikut”.

“Parashtruesit e kërkesës nuk kanë paraqitur ndonjë dëshmi ose arsyetim se pse pezullimi i efektit të të gjitha vendimeve të Kuvendit të miratuara në seancën e 13 korrikut i kontribuon evitimit të rreziqeve apo dëmeve të pariparueshme dhe për pasojë, interesit publik”, thuhet në vlerësimin e Kushtetueses.

Gjykata ka arsyetuar se “në dritën e parimit të sigurisë juridike, si vlerë thelbësore e sundimit të ligjit dhe rendit kushtetues të Kosovës, Gjykata ka vendosur të refuzojë kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme ndaj aktit të kontestuar në fjalë, duke theksuar që, një vendimmarrje e tille nuk paragjykon në asnjë mënyrë vlerësimin e Gjykatës lidhur me kërkesën bazë, përkatësisht për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit të kontestuar”.

Ky vendim nuk lidhet me dy vendimet e Kuvendit nga ajo seancë, atë për shkarkimin e Kimete Gashit, nga pozita e anëtares së OSHP-së, dhe kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për pagën minimale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)