12 Tetor 2024

LVV shpreh shqetësimin për politizimin e ndërmarrjes publike - Ekoregjioni

Prizren, 8 gusht - Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Prizren ka shprehur shqetësimin e saj për politizimin e ndërmarrjes publike - Ekoregjioni nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj dhe partnerët e tij të koalicionit qeverisës.

"Sot, jemi njoftuar nga mediat se Prokuroria Themelore në Prizren / Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të AAK - së në Prizren, Besnik Krasniqi, i cili në cilësinë e kryetarit të Komisionit Komunal të Aksionarëve në ndërmarrjen publike Ekoregjioni, bashkë me anëtarët e tjerë të këtij komisioni, Adrit Krasniqi dhe Qemal Krasniqi ka shkarkuar dhe emëruar anëtar të Bordit të ndërmarrjes publike në kundërshtim me ligjin për ndërmarrjet publike", thekson LVV.

Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Prizren, kërkon nga kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj që të heqë dorë nga politizimi dhe keqpërdorimi i ndërmarrjes publike që po i bën bashkë me partnerin e tij të koalicionit, si dhe njëkohësisht të e shkarkojë nga detyra zyrtare e kryetarit të Komisionit Komunal të Aksionarëve, Besnik Krasniqi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)