16 Janar 2025

Zyrtarizohen përfaqësuesit e vendbanimeve në Mitrovicë

Mitrovicë, 11 prill - Në një ceremoni të organizuar të enjten në sallën e Kuvendit të Komunës (KK) së Mitrovicës, janë ndarë vendimet për 44 përfaqësuesit e këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane.

Këta përfaqësues me mandat 4-vjeçar janë zgjedhur në një proces të organizuar nga një komision 9-anëtarësh i KK-së.

Kryesuesi i KK-së, Rrustem Musa, i cili ka ndarë vendimet për të zgjedhurit, tha se kjo është bërë më qëllim të vendosjes së një komunikimi të afërt me qytetarët.

“Kjo është mbështetur nga të gjitha subjektet politike që përfaqësohen në Kuvendin e Komunës, ku edhe është formuar një komision 9-anëtarësh për zgjedhjen e këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane që është angazhuar në terren”.      

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, duke ju uruar suksese përfaqësuesve të zgjedhur, tha se tash e tutje do të lehtësohet komunikimi me qytetarët e të gjitha zonave.

Ai kërkoi prej tyre që deri në fund të muajit të përgatisin nga një regjistër me prioritet që janë në vendbanimet e tyre në mënyrë që të identifikohen nevojat dhe problemet e tyre.

Lidhur me ecurinë e procesit, sekretari i Kuvendit të Komunës, Nazmi Jashari, thotë se procesi ka shkuar mirë dhe interesimi i qytetarëve ka qenë i kënaqshëm.

“Në fund të vitit  2011 Kuvendi i Komunës ka miratuar rregulloren komunale për  organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatra, vendbanime dhe lagje urbane, mandej kompetencat dhe përgjegjësitë e tyre, në bazë të të cilës edhe janë organizuar këto zgjedhje”.

Zgjedhjen e përfaqësuesve të këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane, e vlerësojnë shumë të rëndësishme edhe vetë të zgjedhurit.

Shasivar Begu, përfaqësues i fshatit Vllahi, Maxherë dhe Zjaqë, tha se tash e tutje do ta kenë shumë më të lehtë komunikimin me zyrtarët komunalë dhe kështu do të lehtësohet puna edhe për realizmin e projekteve që kanë nevojë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)