29 Prill 2024

Zyrtarët kosovarë në Gjermani në programin për liderë të rinj

Berlin, 25 nëntor - Një delegacioni i lartë shtetëror i përbërë nga përfaqësues të institucioneve dhe partive politike të Republikës së Kosovës përmbyll vizitën në Republikën Federale të Gjermanisë.

Me ftesë të veçantë të Qeverisë federale gjermane, u ftuan Ministri i Mjedisit Dardan Gashi, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Nenad Rashiq, Zëvendës Ministri i Jashtëm Petrit Selimi, deputetët e Kuvendit të Kosovës Donika Kada Bujupi, Lutfi Haziri dhe Arben Gashi si dhe shefi i kabinetit të Presidentes, z. Ilir Deda.

Delegacioni Kosovar pati agjendë të ngjeshur përgatitur enkas nga Qeveria gjermane për t’u njoftuar thellësisht me qëndrimin përkrahës të Gjermanisë për integrimet evropiane të Republikës së Kosovës si dhe për proceset e normalizimit të marrëdhënieve dhe fqinjësisë së mirë.

Delegacioni u prit nga deputetë të Bundestagut, Komisioni për Punë të Jashtme, Sekretares së shtetit Emily Haber, drejtuesve kryesorë të landit të Maklenburg – Pomeranisë Perëndimore, komunitetit të biznesit dhe udhëheqësve të institucioneve historike, shoqërisë civile dhe institucioneve kulturore.

Ministri Gashi përshëndeti iniciativën e Republikës federale të Gjermanisë për thellimin dhe difersifikimin e marrëdhënieve midis dy shteteve duke mirëpritur interesimin e shprehur në shkëmbime të energjisë të ripërtërishme.

Deputetja Kada Bujupi në takime falënderoi Gjermaninë për ndihmën kontinuale të Gjermanisë për Kosovën në proceset politike dhe ekonomike.

Përfaqësuesit kosovarë njoftuan zyrtarët gjermanë për progresin dhe sfidat kryesore të shtetit dhe shoqërisë së Kosovës në tranzicion.

Qëndrimi njëjavor në Republikën Federale u organizua dhe u sponzorizua nga Ministria e

Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë për të shkëmbyer eksperiencat në normalizimin e marrëdhënieve në mes fqinjëve, në një program enkas të dizejnuar për liderët kosovarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)