19 Janar 2025

Zyrtarët e lartë publik të deklarojnë pasurisë

Prishtinë, 13 janar -  Agjencia kundër Korrupsionit  u kujton  të gjithë zyrtarëve  të lartë publik të cilët në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar janë zgjedhur si kryetar komune apo anëtar të kuvendeve komunale apo emëruar në  pozita të larta publike në pajtim me nenin 3 të ligjit për deklarimin e pasurisë janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e pasurisë komfor  këtij Ligji.

Në rast se gjatë këtij procesi  zyrtarët e lartë publik të cilët mund të kenë paqartësi rreth procesit të deklarimit të pasurisë ata mund të konsultohen me zyrtarët kontaktues nëpër institucionet e tyre, por një gjë të tillë mund ta bëjnë edhe me zyrtarët e Agjencisë të cilët do të japin shpjegime të hollësishme rreth këtij procesi.

Për rikujtim  Neni  7 i Ligjit për Deklarimin e Pasurisë  parasheh që gjithë zyrtarët e lartë Publik  të cilët janë zgjedhur apo emëruar kanë për obligim deklarimin e pasurisë me marrjen e detyrës dhe këtë obligim ligjor duhet ta përmbushin brenda 30 ditëve.

Neni 10 i Ligjit në fjalë parasheh që të gjithë zyrtarët e  lartë publik të cilëve u ka mbaruar mandati apo janë shkarkuar nga funksioni publik kanë për obligim deklarimin e pasurisë pas mbarimit apo shkarkimit nga funksioni publik brenda 30 ditëve.

Kurse  zyrtarët e lartë publik të cilëve ju është vazhduar  mandati apo mbesin në pozitat publike, kanë për obligim deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, proces ky që fillon  nga 1 deri më 31 mars 2014.

Agjencia u bënë thirrje të gjithë zyrtarëve të kategorive të lartë përmendura që ta respektojnë afatin ligjor për deklarimin e pasurisë. Ju  rikujtojmë se mos deklarimi i pasurisë është vepër penale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)