18 Maj 2025

Zyrtarë të lartë të AKR-së dhe LDK-së aderuan sot në AAK

Prishtinë, 29 prill - Sot në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) aderuan zyrtarisht dy personalitete nga dy subjekte të ndryshme politike të Dardanës (ish-Kamenicës).

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i priti dhe iu dëshiroi mirëseardhje në AAK ish-kandidatit të AKR-së për kryetar të Komunës së Dardanës, Ramadan Bashës dhe nëkryetarit të LDK-së në Nëndegën e Roganës (Dardanë), Fadil Hotit.

Kryetari Haradinaj, nga ana e tij, ka thënë se AAK po shndërrohet përditë e më shumë në Aleancën e vetme për të mirën e Kosovës, në të gjitha zonat, anembanë vendit dhe se dyert e AAK-së janë të hapura për të gjithë ata që neve na shohin si mundësinë më të mirë për përmirësimin e jetës dhe përditshmërisë së qytetarit.

“AAK po ec me hapa të sigurt drejt fitoreve të reja sin ë pushtetin lokal ashtu edhe në atë qendror dhe shumë shpejt ne do të qeverisim me vendin”, ka thënë kryetari Haradinaj.

Në anën tjetër, dy aderuesit e rinj nga Dardana, u shprehën se në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe te lidershipi i Haradinajt e shohin alernativën e vetme për një udhëheqje të denjë e meritore për qytetarin dhe vendin tonë.

Ndryshe, gjatë vikendit, në një ngjarje të hapur në Gjilan, aderuan mbi 500 qytetarë gjilanas, në mesin e tyre edhe përfaqësues dhe ish-zyrtarë të lartë lokalë të partive të ndryshme politike (PDK, LDK dhe AKR).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)