02 Maj 2024

Zyrtarë të AAK-së vizituan Prekazin dhe Gllogjanin

Prishtinë, 5 mars - Një delegacion i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i prirë nga Nënkryetari Ahmet Isufi, sot, me rastin e 5 Marsit, Ditës së Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka vizituar Kompleksin Memorial të UÇK-së në Prekaz dhe Kompleksin Memorial të UÇK-së në Gllogjan.
 
Duke folur në emër të AAK-së, Nënkryetari Isufi ka lartësuar edhe një herë luftën për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrificën e Familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve, të cilët, ka thënë ai, qëndrojnë dinjitetshëm në themelet e shtetit që po e ndërtojmë.
 
“Në këtë ditë kur kujtojmë dëshmorët e kombit, Kosova ka më shumë se kurrë nevojë për unitet, në sendërtimin përfundimtar të idealeve për të cilat e dhanë jetën vajzat dhe djemtë më të mirë të vendit tonë”, ka thënë nënkryetari Isufi.
 
Sipas tij, Komandanti Legjendar Adem Jashari dhe të gjithë të rënët për liri, në vizionin e tyre e kishin një shtet më të dinjitetshëm, një Kosovë me kufijë të pacenueshëm dhe të tërë, demokratike dhe vend të lirë, në radhë të parë për të gjithë ata që iu përkushtuan lirisë me sakrificë, ashtu si dhe për të gjithë qytetarët tjerë.
 
“Epopeja e Marsit 1998 na kujton madhështinë e unitetit dhe bashkimit të të gjithë neve rreth luftës për liri, pas betejave të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Prekaz dhe në Gllogjan. Ky duhet të jetë shembull i unitetit tonë edhe sot, në kohët e rëndësishme që po kalon vendi dhe populli ynë”, ka thënë nënkryetari Isufi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)