Zyrtare: PDK-ja mandatare e Qeverisë
Prishtinë, 1 korrik - Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka publikuar vendimin për mandatarin e qeverisë se ardhshme të Kosovës. Sipas vendimit kushtetueses, PDK-së në herën e parë dhe të dytën i takon e drejta për ta formuar Qeverinë.
Në rast së kandidati i propozuar për kryeministër nuk merr votat nevojshme, Presidenti Republikës, në diskrecionin e tij/saj, në bazë të nenit 95, paragrafi 4, të Kushtetutës, emëron kandidatin tjetër për kryeministër, pas konsultimit me partitë ose me koalicionet (e regjistruara ne pajtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme) që kanë plotësuar kriteret e lartpërmendura, pra me parti ose me koalicion që është regjistruar si subjekt zgjedhor në pajtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, e ka emrin në fletëvotim të zgjedhjeve, ka marrë pjesë në zgjedhje dhe ka kaluar pragun, është thënë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata VENDOS:
I. Njëzëri, TA DEKLAROJE kërkesën te pranueshme;
II. Me shumice votash, TE KONSTATOJE që:
a. Nenet 84 (14) dhe 95 te Kushtetutës janë ne përputhshmëri me njeri-tjetrin;
b. Përdorimi i termave parti politike ose koalicion, kur përmenden në lidhje me nenin 84 (14) dhe me nenin 95, paragrafët 1 dhe 4, të Kushtetutës, nënkupton partinë politike ose koalicionin që është regjistruar sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, merr pjese si subjekt zgjedhor, është i përfshire në fletëvotim te zgjedhjeve, e kalon pragun dhe, rrjedhimisht, fiton vende në Kuvend;
c. Partia ose koalicioni qe ka fituar shumicën në Kuvend, si; përcaktohet në nenin 95, paragrafi 1, të Kushtetutës, nënkupton partinë ose koalicionin qe ka shumicën e vendeve në Kuvend, qofte shumicën absolute, qofte atë relative;<;. Presidenti Republikës, në bazë të nenit 95, paragrafi 1, të Kushtetutës, i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër të nominuar nga partia politike ose nga koalicioni që ka numrin mete madh te vendeve ne Kuvend;
d. Presidenti i Republikës nuk e ka diskrecionin te refuzoje caktimin e kandidatit te propozuar për Kryeministër;
dh. Në rast se kandidati i propozuar për Kryeministër nuk merr votat e nevojshme, Presidenti Republikës, në diskrecionin e tij/saj, në bazë të nenit 95, paragrafi 4, të Kushtetutës, emëron kandidatin tjetër për Kryeministër, pas konsultimit me partitë ose me koalicionet (e regjistruara ne pajtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme) që kanë plotësuar kriteret e lartpërmendura, pra me parti ose me koalicion që është regjistruar si subjekt zgjedhor në pajtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, e ka emrin në fletëvotim të zgjedhjeve, ka marre pjese në zgjedhje dhe ka kaluar pragun;
e. Nuk përjashtohet që Presidenti i Republikës të vendose ti japë partisë ose koalicionit të parë, sipas nenit 95, paragrafi 1, të Kushtetutës, mundësinë të propozojë kandidatin tjetër për Kryeministër.