Zyrat e Institucionit të Avokatit të Popullit të hapura ditën e zgjedhjeve
Prishtinë, 10 qershor- Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP), në përmbushje të misionit që ka, të dielën, më 11 qershor 2017, ditën kur zhvillohen zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të mbaj të hapura Zyren Qendrore në Prishtinë dhe zyrat regjionale.
Qëllimi i mbajtjes hapur të zyrave të IAP-së gjatë procesit të votimit ditën e zgjedhjeve, është pranimi i ankesave eventuale nga qytetarët, përkitazi me pretendimet për shkelje të votës apo cenim a keqpërdorim të të drejtave të garantuara me Kushtetutën e vendit dhe me ligjet në fuqi.
Adresat e zyrave të IAP-së, janë si në vijim: Zyrën Qendrore në Prishtinë (rr. Migjeni, nr. 21), si dhe zyrat regjionale: në Prizren (Rr. Remzi Ademi, pn.), Gjilan (Rruga Bulevardi i Pavarësisë\" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n.), Pejë (Rruga Mbretëresha Teutë, Nr.59, Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3), Mitrovicë (Sheshi: Agim Hajrizi, pn., Ndërtesa Regjionale e Administrates Tatimore), në Mitrovicën Veriore (Rr. \"Sami Frashëri\", pn., Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK), Ferizaj (Ndërtesa e Komunës, në përdhesë), Gjakovë (Rr. \"Ismail Qemali\", ish ndërtesa e Kadastrës), Graçanicë (rr.\"Car Lazari\" p.n.).
Zyra Qendrore dhe zyrat regjionale do të jenë të hapura nga ora 07:00 në mëngjes e deri në përmbyllje të procesit të votimit.