16 Janar 2025

Zyra e Kryeministrit ndërhyn në emisionin e transmetuar në RTK

Prishtinë, 26 mars - Autorja e emisionit “Në kërkim”, Edita Curri, përpos që kishte marrë kërcënime anonime pas një edicioni të realizuar për personat e dhunuar, puna e saj u kritikua rëndë edhe nga Zyra e Kryeministrit.

Bëhet fjalë për edicionin e datës 18 mars, ku ishte e ftuar edhe aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Nazlie Bala e cila po ashtu u kërcënua me jetë, për të njëjtën arsye sikur Curri, meqë po fliste për projektligjin që i siguron personave të dhunuar gjatë luftës përkrahje financiare dhe morale.

Megjithëse Kryeministri Hashim Thaçi më datë 23 mars kishte dënuar sulmin ndaj Balës, Zyra e tij kishte ndërhyrë tek autorja e emisionit në RTK, pikërisht pse ajo kishte ftuar Balën dhe për diskutimin e emisionit.

Dy ditë pas transmetimit, të hënën më 20 mars, gazetarja Edita Curri pranon një e-mail që përmban ndërhyrje dhe leksione se si ajo duhet ta zhvillojë emisionin. Kjo ndërhyrje, vjen nga e-maili i dërguar nga drejtorja e Zyrës për Barazi Gjinore, pranë Zyrës së Kryeministrit, Edona Hajrullahu. Ajo madje i tregon gazetares se kë ta ftojë në emision.

“Që në fillim, më duhet të theksoj faktin që emisionet e kësaj natyre, e që transmetohen në një medium publik të financuar edhe nga taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, duhet të kenë për qëllim pasqyrimin real të gjendjes apo fakteve për çështjen që diskutohet. Fatkeqësisht, mënyra e konceptimit të emisionit të djeshëm, ka qenë jo shumë adekuate, pasi nuk janë prezantuar këndvështrimet e të gjithë akterëve që merren me çështjen që ju keni diskutuar. Për rastin në fjalë, duhet të reagoj për mos përfshirjen e një përfaqësuesi nga institucionet, të cilat kanë luajnë një rol madhor në trajtimin e kësaj çështjeje. Me konkretisht, fjalën e kam për Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e siguruar nga Indeksonline.

Megjithëse në emër të Qeverisë së Kosovës dhe jo të ndonjë partie konkurrente, Hajrullahu e ka shprehur qartë se nuk i ka pëlqyer se e ftuar ishte, përfaqësuesja e VV-së, Nazlie Bala në këtë emision.

“Përveç faktit që me informatat e pasqyruara nga biseda me të ftuarat në studio (dy përfaqësuese të shoqërisë civile dhe një përfaqësuese të partisë politike), është keq-informuar opinioni i gjerë, njëkohësisht i është dhënë hapësirë që një parti politike thjesht të shpalosë programin e saj!”, thuhet më tej në këtë letër.

Të njëjtën ditë, Edita Curri dhe Nazlie Bala gjejnë kërcënimet me jetë të tyre ose familjarëve, në shtëpi.

 /Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)