Zyra e deputeteve do të sjell përfitime të dyanshme
Ferizaj, 8 korrik - Zyra e deputeteve ka sjell, por edhe do të sjell përfitime të dyanshme, për deputetët dhe veçanërisht për qytetarët e Regjionit te Ferizajt.
Ekzistimi i një adrese dhe një subjekti ku qytetarët mund ti adresojnë kërkesat dhe problemet e tyre duke kërkuar dhe gjendur zgjidhje për këto kërkesa përbën thelbin e bashkëpunimit dhe rrugën e përfaqësimit të interesave të qytetarëve nga ana e deputetëve te regjionit te Ferizajt.
Por një veprim i tillë nga ana e zyrtareve te komunës siç ka vepruar ne ketë raste me heqjen e adresës veç se ka ngulfatur thelbin e demokracisë dhe nuk ka bere asgjë tjetër veç se po zbulon tentimet e tij për ta instaluar një sistem te ri i cili mundohet qe përmes këtyre formave te krijon logjiken e njerëzve ashtu siç mendon vet kjo qeveri lokale.
Veprimi i ngutshëm dhe arbitrar nga ana e Komunës po tregon edhe anshmëri duke tentuar qe i vetmi kryetari i Komunës duhet te merret me zgjidhjen e problemeve te qytetareve dhe askush tjetër.
Është e çuditshme ky veprim i Komunës kure din mire qe qytetarët ferizajas janë duke u përballur me probleme të shumta sociale, ekonomike si dhe të punësimit. Shumica e këtyre problemeve janë pjesë e kompetencave të qeverisë qendrore dhe kërkojnë angazhimin serioz të saj.
Ndërkohë që qytetarët e Ferizajt kane pasur adresë të vetme ku janë taku me deputetët ferizajas dhe i kane adresuar të gjitha problemet e tyre.
Kjo zyre e cila ka shërbyer vetëm për qytetaret, munde te gjene lokacion tjetër dhe te përfshihen mbi 6 Deputet te këtij regjioni dhe te bene punën ashtu te funksionuar mire e me mire.
Deputet e ardhshëm janë nga 3 subjektet politike dhe me këtë te rritur te përfaqësimit kemi kuptuar se ka qen rezultat edhe funksionimi i një adresa e komunikimit me ta.