10 Janar 2025

Zyra e BE-së pret formimin sa me të shpejt të qeverisë për të bashkëpunuar

Prishtinë, 27 dhjetor - Zyra e Bashkimit Evropian e ka përshëndetur konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe e ka uruar Kryetarin dhe Kryesinë e sapo zgjedhur të Kuvendit.

Zyra e BE-se ka theksuar se pret formimin e qeverisë së re e cila do t'i mundësojë Kosovës zhvillimin ekonomik dhe sundimin e ligjit.

"Mezi presim formimin e shpejtë të qeverisë, e cila do t'i mundësojë Kosovës të vazhdojë përpara në zhvillimin e saj ekonomik dhe shoqëror, sundimin e ligjit dhe Agjendën Evropiane."

"Mezi presim të punojmë së bashku me autoritetet e reja në këto objektiva të përbashkëta", thekson Zyra e BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)