Zyra e BE-së në Kosovë kërkon identifikimin e autorëve te sulmit
Prishtinë, 5 gusht - Zyra e BE-së në Kosovë / Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj Kuvendit të Kosovës.
\"Një sulm ndaj institucionit kryesor të Kosovës është një sulm kundër demokracisë dhe përfaqësuesve të popullit të Kosovës dhe si i tillë është i papranueshëm.\"
\"I bëjmë thirrje institucioneve të rendit e ligjit që t\'i identifikikojnë sa më shpejtë autorët dhe për t\'i sjellin ata para drejtësisë\", thekson Zyra e BE-së në Kosovë .