01 Janar 2025

Zyra e BE-së mbështet punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Prishtinë, 4 nëntor - Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim njoftues Shefin e Zyrës së BE-së dhe njëherit Përfaqësues i Posaçëm i BE-së, Tomáš Szunyog.

Kryetarja e KQZ-së, Daka i uroi detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit me qëllim të avancimit të proceseve zgjedhore në vendin tonë.

Po ashtu, Daka e njoftoi edhe lidhur me përgatitjet që janë duke u kryer për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020.

Ndërkaq, Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog shprehu mbështetje për punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)