22 Janar 2025

Zvicrra e sheh Kosovën si vend të mundësive për zhvillim ekonomik

Prishtinë, 12 dhjetor - Kryetari i Kuvendit të Kosovës , Kadri Veseli, sot ka pritur në takim ambasadoren e Konfederatës së Zvicrës në Republikën e Kosovës, zonjën Krystyna Marty Lang.

Veseli shprehu respektin dhe konsideratën e tij të lartë për Zvicrën, nevojën e thellimit të bashkëpunimit dhe përparimin e marrëdhënieve me interes për dy vendet, në veçanti në fushën legjislative.

Ambasadorja e Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, Marty-Lang, falënderoi kryetarin Veseli për pritjen, duke shprehur njëkohësisht urimet më të sinqerta me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Kuvendit të Kosovës.

Ambasadorja Marty-Lang në vijim foli për bashkëpunimin e deritashëm shumë të mirë me Kosovën, me synime që ky bashkëpunim të zgjerohet edhe më tej.

Në veçanti ajo theksoi mundësinë e ofrimit të ekspertizës që ka Parlamenti helvetik, duke e parë Kosovën si vend të mundësive për zhvillim ekonomik,  të përshtatshëm për investime, por edhe të afërt për shkak të diasporës së fuqishme të shtetasve të Kosovës në Zvicër.

Veseli dhe Marty-Lang u pajtuan që bashkëpunimi të shënojë rritje dhe përparim në hartimin dhe implementimin e ligjeve, thellimin e përvojave të mira legjislative për zhvillim ekonomik, cilësisë së arsimit profesional, në lëmin e sigurimeve, si  dhe në fushat tjera me interes të përbashkët për dy vendet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)