Zvicra do ta mbështes Kosovën në të gjitha fazat
Prishtinë, 13 gusht - Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka pritur Jean Marc Guinchard, Kryetar i Parlamentit Kantonal të Gjenevës.
Musafiri nga Gjeneva, u interesua për zhvillimet në Kosovë dhe tha se Zvicra do ta mbështes Kosovën në të gjitha fazat e zhvillimit të saj, sic edhe ka bërë deri me tani.
Kryetari Haradinaj nga ana e tij, e falëndëroi z Guinchard, për përkrahjen e Zvicrës dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të Kosovës për thellimin bashkëpunimit ndërmjet dyja vendeve.