21 Prill 2025

Zvicera vazhdon mbështetjen për fushën e sundimit të ligjit në Kosovë

Prishtinë, 14 dhjetor - Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi,  sot ka pritur në takim njoftues Ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në Kosovë, Thomas Kolly, me të cilin ka diskutuar për prioritetet dhe reformat në sektorin e drejtësisë.

Ministri Selimi e ka njoftuar Ambasadorin Kolly për proceset e avancimit të kornizës ligjore në Ministrinë e Drejtësisë, nismat e ndërmarra për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe konsolidimin e sistemit të drejtësisë.

Sipas ministri Selimi, Rishikimi Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit, procesi i llogaridhënies duke përfshirë Vettingun dhe themelimi i Gjykatës Komerciale janë pjesë e kësaj reforme, përmes së cilave synohet ngritja e llogaridhënies në sistemin gjyqësor dhe prokurorial.

Ministri Selimi tha se Zvicra në mënyrë aktive ka mbështetur Kosovën në ndërtimin e demokracisë, avancimin e institucioneve të sundimit të ligjit dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të shtetit tonë.

Ndërsa Ambasadori i  Konfederatës Zvicerane në Kosovë, Thomas Kolly, duke vlerësuar partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes së shtetit të tij për fushën e sundimit të ligjit dhe për bashkëpunim bilateral në mes dy shteteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)