Zogaj: Adem Jashari e quante Ibrahim Rugovën Komandant
Prishtinë, 5 prill - I emëruar nga presidenti Ibrahim Rugova si përfaqësues i Zyrës së Republikës së Kosovës në Tiranë, zyrë kjo që kryente funksionet e një Ambasade shtetërore, Skënder Zogaj ka qenë pjesëmarrës dhe promotor i mjaft zhvillimeve të kohës pas vititit 1992 në Shqipëri.
Në intervistën për Bota sot Skënder Zogaj shpejgon për herë të parë detaje të historisë së fotografisë së 13 marsit të vitit 1993 në të cilën shihen ndër të tjerash edhe dy personalitete të rëndësishme të sakrificës së shqiptarëve për liri dhe pavarësi, presidenti historik Ibrahim Rugova dhe komandanti legjendar Adem Jashari.
Kjo fotografi u botua për herë të parë në gazetën Bota sot në fund të vitit 1999.
Skënder Zogaj shpalos edhe mjaft detaje të tjera jo vetëm për historinë e fotografisë por edhe për relacionet e tjera në mes të presidentit Ibrahim Rugova e Adem Jasharit.
I pyetur për pr historinë e një fotografi e vitit 1993 e bërë në Aeroportin e Tiranës, Skënder Zogaj: Fotografia është bërë më 12 mars 1993 në Aeroportin e Rinasit, me rastin e ardhjes në Shqipëri të dr. Ibrahim Rugovës, me çrast në njërën nga kthinën e pritjeve, është mbajtur takimi me përfaqësuesit e medieve dhe, sic mund të shihet edhe nga fotografia, ndër të tjerë janë edhe gazetarët: Binak Kelmendi (Rilindja), Bujar Muharremi (RTSH-ja) etj.
\"Është fjala për kohën kur Adem Jashari ndodhej në Tiranë, (që sapo kishte kryer ushtrimet ushtarake) dhe po bëhej gati që të kthehej në Kosovë për tia shkrepur armët kundër pushtuesve serbë.\"
Adem Jashari sipas Zogajt ishte i informuar për ardhjen e Presidentit Rugova në Shqipëri dhe, pikërisht me mua, e pat shprehur interesimin për ta takuar Komandantin, siç e quante Ademi presidentin Ibrahim Rugova .
\"Shef i Zyrës së Kosovës në Tiranë ka qenë Mehmet Kraja dhe, pasi mora miratimin e tij, ia komunikova Ademit dhe, të nesërmen, Adem Jashari ishte pjesë e delegacionit zyrtar të pritjes së dr. Ibrahim Rugovës. Ishte, pra, dëshira e pastër dhe plotësisht personale e Adem Jasharit, cili kishte sikurse edhe shumica e shqiptareve të Kosovës në atë kohë, shprehte adhurimin e jashtëzakonshëm për krye prijësin e lavdishëm, dr. Ibrahim Rugova.\"
\"Kjo është e vërteta e fotografisë dhe fakti që në këtë fotografi janë bashkë Adem Jashari e Ibrahim Rugova. Adem Jasharin e kam takuar dhe njohur për herë të parë, pas 24 shkurtit 1993, në zyrën e përfaqësisë së Kosovës, ku Ademi ishte vizitues i shpeshte, sikurse edhe shumë nga kosovarët që asaj kohe qëndronin në Shqipëri dhe që Zyrën e Përfaqësisë e kishin shtëpinë e tyre.\"
\"Ademi Jashari ka qenë adhurues i madh i Rugovës, dhe unë, jam dëshmitari para robit e Zotit, që Ademi e quante Rugovën vazhdimisht Komandanti, dhe këtë e shprehte me një ndjenjë butësie dhe respekti të veçantë, me seriozitet të qartë dhe me një bindje të thellë përcaktimi. Ademi ishte fjalëpakë, i çiltër, i ngrohtë në komunikim, trimëror në pamje dhe qëndrim, shprehej lirshëm dhe gjithçka e thoshte troç, drenicakçe, thotë Skënder Zogajn në një intervistë për Bota sot