20 Janar 2025

Zhvillimi ekonomik prioritet Kosovë-Kroaci

Prishtinë, 20 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të mërkurën në takim ambasadoren e re të Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanovic.

Kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë, duke theksuar përkushtimin maksimal të Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik, për integrime evropiane si dhe për fuqizimin e gjithanshëm të institucioneve demokratike dhe sundimin e rendit e ligjit.

Kryeministri Isa Mustafa shprehu mirënjohje për përkrahjen që Kroacia ka dhënë për Kosovën në të gjitha fazat, duke theksuar vullnetin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Kryeministri Mustafa veçoi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e investimeve dhe të zhvillimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.

Ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanovic vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kroacisë për bashkëpunim dhe mbështetjen e Kosovës në proceset e ardhshme.

Gjatë takimit u bisedua edhe për përkrahjen e Kroacisë në proceset integruese evropiane të Kosovës, me ç ‘rast kryeministri Mustafa tha se Kosova pret përkrahjen kroate në bartjen e përvojave për procesin e integrimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)