Zhbogar: Zbatimi i marrëveshjes do të nis shumë shpejt
Prishtinë, 2 maj - Përfaqësuesi i Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zhbogar gjatë vizitës së sotme në Viti ka thënë se shumë shpejt do të fillojë zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi.
Sipas tij me rëndësi është vendosmëria e dy lidërshipëve për zbatimin e kësaj marrëveshje, prandaj kjo nuk do të paraqesë problem.