Zhbogar: Votoni pro Gjykatës Speciale

Sipas Zhbogarit, krijimi i Gjykatës në fjalë nuk do ta dëmtojë imazhin e Kosovës.
Përkundrazi ai thotë se do ti heqë shumë dilema ndërkombëtare që janë mbi Kosovën, sidomos prej periudhës së akuzave të ngritura nga senatori Dick Marty.
Sipas Zhbogarit, BE-ja, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës po propozojnë një gjykate speciale brenda sistemit gjyqësor të Kosovës, me gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë, me seli në Kosovë por që procedurat e ndjeshme, përfshirë seancat dëgjimore, do të zhvilloheshin jashtë Kosovës.
Interesi i Kosovës, sipas Zhbogar, duhet të jetë para interesave të kriminelëve të mundshëm.
Ai ka thënë se është i vetëdijshëm se qytetarët i frikësohen imazhit të KosovëZhbogar thotë se e kuptojnë se vendimi për krijimin e Gjykatës Speciale është vendim i vështirë për Kosovën dhe për Kuvendin e Kosovës.
Por ai beson se 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës do të reflektojnë mbi këtë shpresë për një të ardhme më të mirë evropiane.